LAJMI I FUNDIT:

Përse na rrjedhin vazhdimisht hundët, ndërsa nuk jemi të ftohur?

Përse na rrjedhin vazhdimisht hundët, ndërsa nuk jemi të ftohur?

Posaçërisht të prirë ndaj këtij fenomeni janë personat të cilët vuajnë nga astma apo ekzema, ndërkaq individëve në ditë u “rrjedhin” hundët edhe midis 300 dhe 400 mililitra lëng.

Dr. Davig King, profesor i Universitetit Queensland, ka shpjeguar që temperaturat e ulët aktivizojnë mekanizmin natyral, qëllimi i të cilit është që të ngrohë dhe ta bëjë të lagësht ajrin të cilin e marrin nëpërmjet frymëmarrjes para se ai të arrijë në mushkëri, kështu që me atë rast nuk do të ndodhë i irritimi i qelizave.


“Kur marrim frymë me hundë, ndërkaq temperatura e jashtme është nën zero, ajri në dalje nga kanalet e hundës në rrugën drejt mushkërive më së shpeshti arrin temperaturën deri në 26 gradë, ndonjëherë edhe në 30 gradë. Lagështia në atë moment është rreth qind për qind, pa marrë parasysh se sa është i ftohtë ajri të cilin e marrim nëpërmjet frymëmarrjes. Kjo tregon në cilën masë hunda me efikasitet garanton që ajri të cilin e dërgojmë nëpërmjet frymëmarrjes në mushkëri atje të arrijë i ngrohtë dhe i lagësht”, ka shpjeguar ai.

Ajri i ftohtë dhe i thatë stimulon mbarimet nervore në hundë, të cilat dërgojnë porosinë në tru, ndërkaq ai organ i rëndësishëm ndaj porosisë reagon në mënyrën që shton qarkullimin në hundë.

Reagimet e hundës ndaj të ftohtit pjesërisht është reagim refleksiv i nervave. Me atë rast enët e zgjeruara të gjakut ngrohin ajrin, i cili kalon nëpërmjet tyre në drejtim të mushkërive.

Dr. King thekson që rrjedhja nga hundët është dukuri natyrore fiziologjike dhe thotë që “tajitja e shtuar e rrjedhjes së ujit është e domosdoshme për të përmirësuar lagështinë dhe pastrimin e ajrit në ambientin e ftohtë”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori