Përse Mbretëresha Elizabeth vesh rroba me ngjyra të ndezura: Ka një arsye shumë praktike

Është e ditur që Mbretëresha Elizabeth i ka ritualet e veta specifike dhe të pazakonta
Përditshmërinë e saj e karakterizojnë zakone të çuditshme. Krahas ushqimit të caktuar të cilin e kanë edhe shumë protokolle të tjera jetësore, kujdes të madh tërheq edhe veshja e saj.
Pra, çdo kombinim të cilin Mbretëresha Elizabeth e vesh ka numrin e vet unik me të cilin është shënuar se në cilin rast është veshur, transmeton Telegrafi.
Meqenëse Mbretëresha i do ngjyrat e ndezura dhe stilin klasik të veshjeve, kombinimet mund të jenë lehtësisht të përziera, por është shumë e rëndësishme t’i kushtohet kujdes që të mos shfaqet dy herë radhazi në ndonjë ngjarje në të njëjtën veshje, pra as në të njëjtën ngjyrë.

Ajo që shumicës u ka rënë në sy është pikërisht ngjyra e ndezur specifike të cilën e vesh Mbretëresha.
Megjithatë, Mbretëresha ka një arsye shumë të mirë përse i praktikon ngjyrat e ndezura.
Poenta e ngjyrave mbresëlënëse është që ta nxjerrin në pah Mbretëreshën dhe ta bëjnë atë dallueshme në masë, në këtë mënyrë çdo subjekt i saj do të jetë në gjendje ta shohë atë, pavarësisht sa larg është ai prej saj.
- Ajo dëshiron të bie në sy dhe të jetë e dukshme, në mënyrë që njerëzit të thonë: "Unë pashë mbretëreshën" - tha Sophie, kontesha e Wessex në një rast.
Shumë e komentojnë negativisht këtë lëvizje, duke e vlerësuar si egoiste, por e vërteta është disi ndryshe. Domethënë, pas çdo gjëje fshihet një histori shumë e trishtë.
Me marrjen e pushtetit, Elizabeth, e cila në atë kohë ishte shumë e re, u betua se do t'i shërbejë popullit dhe thuhet se ajo e ka marrë shumë seriozisht atë rol dhe se i përmbahet deri më sot.
E veshur me komplete lehtësisht të dukshme, mbretëresha në mënyrë simbolike i thotë çdo subjekti të vendit të saj se ajo është aty për të dhe se ai mund ta shohë atë.
- Duhet të më shohin që të më besojnë – ka thënë atëkohë Elizabeth II. /Telegrafi/
















































