LAJMI I FUNDIT:

Përse macet ikin nga rëra kur e bëjnë nevojën?

Përse macet ikin nga rëra kur e bëjnë nevojën?

Shumë pronarë kanë vërejtur që macet e tyre, pasi ta bëjnë nevojën dhe ta mbulojnë, shpejt kërcejnë nga kutia me rërë.

Shumica do të mendojnë që ikin për shkak të aromës së pakëndshme, gjë që nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Macet e bëjnë këtë që nga kohët e lashta, prandaj ai zakon ende është në gjenet e tyre. Që kur kanë jetuar në familje me njeriun, macet në botën e egër e kanë bërë të njëjtën gjë.

Aroma e cila lirohet me rastin e kryerjes së nevojës në natyrën e egër ka shërbyer për shënimin e territorit, mirëpo ajo është gjithashtu edhe shenjë e qartë e pranisë së ndonjë kafshe.

Macet në rajonet ku kanë pasur armiq natyrorë, gjithmonë e kanë mbuluar nevojën e tyre, pastaj kanë ikur sa më shpejt dhe sa më larg nga ai vend.

Pikërisht për këtë shkak edhe macet tuaja e bëjnë të njëjtën gjë. Mirëpo, kjo vlen vetëm për macet e shëndetshme.

Nëse macja është e sëmurë, menjëherë do të dalë nga rëra dhe nuk do ta mbulojë nevojën. Kështu pronarit i bën me dije që është e sëmurë.

Sëmundjet të cilat e shkaktojnë sjelljen e tillë janë: infeksionet urinare, gurët në veshka, inflamacioni i zorrës së trashë apo rektumit, si edhe inflamacioni i gjëndrave anale, pastaj alergji të ndryshme dhe ndjeshmëri ndaj ushqimit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori