LAJMI I FUNDIT:

Përse macet bebëzat e syve i kanë vertikalisht? Shkencëtarët kanë gjetur përgjigjen interesante!

Përse macet bebëzat e syve i kanë vertikalisht? Shkencëtarët kanë gjetur përgjigjen interesante!

Madhësia dhe forma e bebëzave të syrit mund të zbulojnë nëse kafsha është gjuetare apo plaçkë (pré), ka zbuluar hulumtimi i universitetit kalifornian Berkeley

Hulumtimi ka treguar që probabiliteti është më i madh që llojet me bebëza bebe vertikale do të jenë grabitqarë, të cilat gjuajnë nga pusia dhe janë aktive ditën dhe natën, transmeton Telegrafi.


“Kafshëve të cilat janë aktive gjithë kohën, siç janë macet e buta (shtëpiake), bebëzat e këtilla u mundësojnë distancë dinamike, e cila u ndihmon që të shohin në dritë të dobët, por që të mos jenë të verbra nga dielli i pasdites”, ka thënë studiuesi Martin Banks, profesor i optometrisë në Berkeley.

Ajo distancë është dyzetfish më e madhe sesa te bebëzat e rrumbullakëta të njerëzve. Prandaj, kafshët me bebëza horizontale, me siguri janë barngrënës dhe pre, prandaj si të tilla mundësojnë që “të kenë sy në shpinë”.

Bebëzat e rrumbullakëta janë të lidhura me gjuetarët aktivë.

Bebëzat vertikale të syve të kafshëve, të cilat gjuajnë nga pusia, kanë rëndësi që të mund saktësisht të vlerësojnë distancën deri te préja dhe ta grabisin.

Mirëpo, bebëzat e tilla nuk janë të vendosura simetrikisht midis të gjithë gjuetarëve të tipit të tillë.

“Është për t’u befasuar se kemi vërejtur që bebëzat vertikale më së shumti kanë të bëjnë me grabitqarët të cilët janë më afër tokës”, ka thënë Bahks.

“Pra, macet shtëpiake i kanë vertikale, mirëpo macet e mëdha, siç janë tigrat dhe luanët – nuk i kanë. Bebëzat e tyre janë të rrumbullakëta sikur të njerëzve dhe të qenve”.

Studimi është publikuar në gazetën “Science Advances”, thekson që bebëzat vertikale kafshëve të vogla u japin mundësinë më të madhe të vlerësojnë distancën nga preja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Ky truk i lehtë do t'ju ndihmojë të qëroni një qepë për disa sekonda

Bëje vet
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori