LAJMI I FUNDIT:

Përse kafja e parë e mëngjesit gjithmonë na çon në WC? (Video)

Përse kafja e parë e mëngjesit gjithmonë na çon në WC? (Video)

Kur ngriheni dhe filloni me ritualet e mëngjesit, ndër të cilat është edhe pirja disaorëshe e kafesë, mbase keni vërejtur që menjëherë pas pirjes shkoni në WC të bëni nevojën e madhe.

Nëse keni menduar që fajin e ka kafeina, e keni gabim, transmeton Telegrafi.

Për njerëzit të cilët kanë probleme me sistemin digjestiv kjo është mënyra më e mirë e zbrazjes.

Fjala është për ngritjen e nivelit të dy hormoneve – gastarina, e cila nxit peristaltikën e zorrëve dhe kolescistokina, e cila ndihmon në rregullimin e numrit të shkuarjes në tualet.

Statistikat kanë treguar që së paku një e treta e adhuruesve të kafesë kanë simptoma të njëjta.

– Ky rast është simptomatik edhe te njerëzit të cilët pinë çaj, Coca Cola apo ndonjë pije tjetër që ka kafeinë. Çelësi është te kafeina, mirëpo ajo gjendet edhe në pijet e tjera, si p.sh. Coca Cola, çaji e të ngjashme.

Deri tani nuk ekziston ndonjë shkak konkret përse bash kafeja “çon në tualet”, mirëpo është e qartë që ajo i ka disa laksativë në vete.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori