LAJMI I FUNDIT:

Përse ikin mjekët? Një raporti i QSSE-së thotë se 92% e studentëve të mjekësisë në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë

Përse ikin mjekët? Një raporti i QSSE-së thotë se 92% e studentëve të mjekësisë në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë

Mjekët e ardhshëm, po largohen nga vendi. Nuk kemi arsye të qëndrojmë në vendin tonë, por kemi shumë arsye të shkojmë jashtë.

Sipas një raporti të Qendrës për Studime Sociale dhe Ekonomike, gati 92% e studentëve të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi.


Malbor Duka është një 26 vjeçar që ka përfunduar studimet për Mjekësi e Përgjithshme, dhe aspiron të specializohet në Kirurgji, shkruan top channel.

“Sapo përfundova studimet në Mjekësi e Përgjithshme dhe punoj në një spital privat si asistent i një mjeku kirurg. Çdo ditë e më shumë po gjendem përballë një dileme, nëse duhet të qëndroj në vendin tim në këtë ambient këtu, apo të drejtohem drejt një vendi perëndimor.

Sigurisht që po vë shumë gjëra në peshore. E para janë arsyet ekonomike, paga. Mjekët në Shqipëri janë ndër më pak të paguarit në Ballkan. Arsyeja e dytë është mangësia e zhvillimit të mëtejshëm profesional. Ekspozimi ndaj dhunës verbale dhe fizike, pasiguria në punë dhe presioni I vazhdueshëm politik, imazhi negativ I bluzave të bardha dhe opinion i keq i publikut për ta.

Argument tjetër është legjislacioni, pasi Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të mjekëve të dënuar në raport me popullsinë. Madje e ka disa fish më të lartë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ai më tej  tha se janë kushtet e këqija të punës, puna më orare të zgjatura, mungesa e pajisjeve diagnostikuese, mungesa e medikamenteve, të gjitha këto arsye që ta konsideroj largimin nga Shqipëria.

“Ndërkohë që arsyet që më bëjnë ta mendoj qëndrimin këtu, janë padyshim familja ime, dhe pjesa që unë jam një patriot dhe e dua vendin tim. Nëse do të ishte për zgjedhjen time të lirë, absolutisht që do të doja të jepja kontributin tim dhe të shërbeja në vendin tim. Çdo ditë e më shumë e mendoj largimin nga Shqipëria.

Gjuhën gjermane, ndërkohë e kam studiuar prej disa vitesh dhe jam njohës I mirë I saj, pasi Gjermaninë e konsideroj si një opsion shumë të mirë për të vazhduar specializimin. Tanimë edhe njerëzit tanë të afërm, familjarët vetë na thonë që të ikim nga Shqipëria, pasi e shohin si një vend, që nuk të ofron më asgjë”, tha Malbor Duka, Student Mjekësie.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori