Nëse do t’i mësonim djemtë tanë t’i shprehin emocionet, ndoshta do të kishim rritur një gjeneratë me meshkuj të ndjeshëm, të cilët janë të aftë të komunikojnë.
“Është në rregull të qani, të qarit jua heqë mërzinë. Është në rregull të qani, vetëm sa do të ndjeheni më mirë.”
Kur ikona e futbollit amerikan, Rosey Grier, i kishte thënë këto fjalë në vitin 1972 ishte konsideruar si diçka revolucionare. Një mashkull me të gjitha tiparet e burrit të vërtetë t’i thotë djemve të vegjël se është në rregulli të qani? Kjo thënie padyshim se kishte shkaktuar debate të shumta gjatë një kohe kur djemtë priteshin të rriteshin si “burra të vërtetë” dhe të mos qanin. Por, fatmirësisht që më askush nuk mendon ashtu, transmeton Telegrafi.
Apo ende mendojnë?
Nuk ka dyshime se kemi shënuar progres përgjatë viteve sa i përket barazisë gjinore dhe i pranojmë meshkujt që shfaqin emocione, por ideja se meshkujt nuk duhet të jenë emocionalë ende sillet në kokat e shumë njerëzve. Nuk është e pazakonshme të shihni një djalosh të vogël të ndalet së qari dhe ta bëjë një fytyrë trimi kur janë të lënduar, fizikisht apo emocionalisht.
Por, a është në rregull kjo? Nëse i lejojmë djemtë t’i shfaqin emocionet e tyre, a do t’ua prishim “burrërinë”?
Faktikisht, shumica e femrave e pranojnë se meshkujt e ndjeshëm janë seksi. Shpeshherë femrat edhe e shprehin haptas dëshirën që të kenë partnerë që flasin hapur dhe i ndajnë ndjenjat e tyre.
Nuk është ndonjë sekret se shumica e prindërve i mësojnë djemtë e tyre të mos i shfaqin emocionet – këtë e bëjnë me qëllim të mirë. Por pavarësisht se kjo ka qëllim të mirë, mund të jetë e dëmshme. Siç duket, djemtë dhe meshkujt i ndjejnë të njëjtat emocione sikurse femrat dhe nocioni se femrat janë më emocionale është vetëm mit. Thjesht është më e pranueshme në shoqëri që femrat t’i shfaqin emocionet, përderisa meshkujt kufizohen ta bëjnë këtë, e kjo nuk është aspak e mirë për këdo.
Prandaj, duhet të keni parasysh se ndjenjat nuk janë ndonjë gabim. Është në rregull të ndjeheni të zemëruar, të mërzitur, të lumtur, xhelozë etj. Ndjenjat tuaja janë tuajat dhe askush nuk mund t’ju tregojë si të ndiheni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kujdesi për gardalinat
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!
Çfarë do të thotë nëse ajo qan pas seksit
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur