Përse disa karakteristika te disa njerëz ju nevrikosin – psikologët zbulojnë që përgjigjja është thellë në veten tuaj!
Shumica e njerëzve kanë karakteristika me të cilat “i nevrikosin të tjerët” për shkak të lëvizjeve të duarve, të qeshurave, madje edhe kur i shikojnë nga largësia, madje edhe kur nuk komunikojnë me ta
Përse ndodhë kjo gjë?
Psikologët theksojnë që ekzistojnë shumë arsye për këtë gjendje, por edhe një gjë e cila nuk do t’ju pëlqejë – ju pikërisht tek ata vëreni atë gjë që ju bën nervoz juve, transmeton Telegrafi.
Ne priremi që shpesh problemet, “të metat”, emocionet negative dhe konfliktet e brendshme t’i projektojnë te njerëzit e tjerë, andaj kjo posaçërisht na nevrikos dhe na acaron.
Konfliktet tona të brendshme shndërrohen në zhgënjime dhe prandaj ajo që është acaruese te ne pikërisht e vërejmë te të tjerët.
Ka mundësi që te personi i cili na nevrikos pikërisht identifikojmë karakteristikën vetjake, e cila nuk na pëlqen, nuk dëshirojmë ta pranojmë, mbase edhe për ato karakteristika edhe na vjen turp.
Psikiatri i famshëm Karl Gustav Jung ka thënë: “E gjithë ajo që të nevrikos te të tjerët mund të të çojë deri te kuptimi më i mirë i vetvetes”.
Reagimet ndaj personit te i cili vërejmë diçka që na “nevrikos” në fakt nuk janë qëllimkëqija, por paraqesin mekanizmin e brendshëm. Në atë mënyrë personi mbron veten nga njohja e të metave vetjake, nuk është i vetëdijshëm që karakteristikat e tilla t’i shohë te vetja.
Megjithatë, shtypja e emocioneve dhe mohimi i tyre janë vetëm një zgjidhje e përkohshme që në fakt mund të komplikojë më tej situatën. Ne në mënyrë të pandërgjegjshme mbrohemi nga përballja me vetveten, sepse mund të mos jemi gati për një përballje të tillë.
Megjithatë, kur i pranoni vetes të vërtetat për personalitetin tuaj, mund t’ju ndihmojë të njihni më mirë veten dhe të korrigjoni disa gjëra për veten tuaj që nuk ju pëlqejnë. Prandaj, herën tjetër që diçka ju mërzit te të tjerët, pyesni veten. Bëhuni të vetëdijshëm nëse përgjigja fshihet thellë brenda jush. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë