LAJMI I FUNDIT:

Përse adoleshentët inteligjentë konsumojnë më shumë kanabis

Përse adoleshentët inteligjentë konsumojnë më shumë kanabis

Aq më të mençur jeni, aq më të prirë do të jeni për të eksperimentuar me substanca të caktuara, kanë treguar hulumtuesit e një studimi.

Me këtë studim, adoleshentët e moshës 18 deri 20  vjet me aftësi të larta akademike kishin qenë 50 për qind më të prirë të përdorin kanabis herë pas here dhe thuajse dyfish më të prirë ta konsumojnë atë rregullisht sesa personat me aftësi të ulëta akademike, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu kishin qenë thuajse dyfish më të prirë të konsumojnë alkool rregullisht sesa nxënësit të cilët nuk kishin qenë aq të mirë në shkollë.

Sidoqoftë, këta adoleshentë inteligjentë  nuk kishin dashur të eksperimentojnë me duhan. Sipas studimit, fëmijët me aftësi të larta akademike kishin refuzuar të konsumonin cigare krahasuar me ata të cilët nuk kishin qenë të mirë në shkollë.

Një shpjegim prapa kësaj dukurie mund të jetë fakti se personat inteligjentë janë më të prirë të kenë një personalitet i cili i bën ata më të hapur ndaj eksperiencave të reja. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori