LAJMI I FUNDIT:

Përpunuesit e qumështit priten sot në takim nga kryeministri Hoti, kërkojnë largimin e produkteve me vaj palme

Përpunuesit e qumështit priten sot në takim nga kryeministri Hoti, kërkojnë largimin e produkteve me vaj palme

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të takohet me përpunuesit e qumështit.

E përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, kjo për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.


Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

“Te Qeveria e Kosovës do të shprehim indinjatën tonë kundrejt qetësisë ndaj vajit të palmës që përveç që po na falimenton neve si qumështarët, është duke e shkatërruar edhe shëndetin e konsumatorit”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t’i ndihmoj prodhuesit e qumështit
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t’i ndihmoj prodhuesit e qumështit

Ditë më parë, Hoti pas takimit me përfaqësuesit e qumështarëve, tha se Inspektorati i Tregut është në terren për të siguruar se në markete është e qartë se çfarë konsumatorët blejnë.

“Ne e mbështesim mjaftueshëm këtë sektor për litër të qumështit, por sic duket për shkak të situatës që është krijuar në treg nga pandemia dhe kryesisht ka ngopje të tregut me qumësht dhe si rezultat përpunuesit e qumështit e kanë të pamundur ta shesin qumështin dhe të pranojnë qumësht. Konsumatorët e dinë se çfarë blejnë, sepse ka mjaftë vërejtje dhe nuk është e qartë se a është me vaj palme apo produkt me bazë të qumështit”, kishte thënë Hoti.

Takimi mes kryeministrit Hoti dhe përpunuesve të qumështit do të mbahet në ora 09:00. /Telegrafi/