LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në Kuvendin e Rahovecit, kryetari Latifi e largon nga foltorja kryesuesin Kafexhiu

Përplasje në Kuvendin e Rahovecit, kryetari Latifi e largon nga foltorja kryesuesin Kafexhiu

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Rahovec.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, e ka larguar me “zor” nga foltorja e Kuvendit Komunal kryesuesin e këtij institucioni, Defrim Kafexhiut nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi ky i fundit nuk ia dha fjalën.


Latifi po e kërkonte fjalën pasi Kafexhiu e akuzoi se i njëjti po e injoron asamblenë komunale që nga fillimi i mandatit të ri, duke u vonuar në pauza nga 40 minuta.

“Injorimi në vazhdimësi i kryetarit të komunës që po i bën asamblesë komunale, sidomos nga ky mandate, është i paprecedentë. Kryetari po vonohet 40 minuta në pauzë. Është e paarsyeshme me ju pritë”, deklaroi Kafexhiu, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj deklarate reagoi kryetari Latifi, i cili tha se “kryetari i komunës nuk është mysafir këtu dhe pa konsultim me kryetarin asnjë seancë s’mund të mbahet këtu”.

Por, duke qenë se Latifi mori fjalën pa e kërkuar atë, u pengua nga kryesuesi, ndaj vendosi të çohet dhe të shkojë te foltorja për ta marrë fjalën duke e larguar Kafexhiun nga aty, pa dëshirën e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori