LAJMI I FUNDIT:

Përplasje ndërmjet Koresë së Veriut dhe të Jugut rreth një “të infektuari me coronavirus”

Përplasje ndërmjet Koresë së Veriut dhe të Jugut rreth një “të infektuari me coronavirus”

Burri që dyshohet se ishte pacienti i parë i konfirmuar me COVID-19 i Koresë së Veriut nuk e kishte virusin, thotë Koreja e Jugut.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë i cili me sa duket u arratis nga Veriu në Jug tre vjet më parë, përpara se të vendosi të kthehej javën e kaluar përsëri.

Koreja e Jugut tha që burri arriti në Veri duke u zvarritur përmes një kanali kullimi në një ishull jugor, dhe pastaj duke notuar rreth një milje.

Dhe në fundjavë, Koreja e Veriut raportoi rastin e parë të dyshuar me COVID-19 për të cilin thoshte se pacienti ishte një koreano-verior që kishte “ri-dezertuar” nga Jugu.

Si arriti ai në Korenë e Veriut?

Të hënën ushtria e Koresë së Jugut tha që 24-vjeçari arriti në Veri nga ishulli Ganghwa, afër kufirit.

Ai me sa duket ishte zvarritur nën tela me gjemba në një kullim që të çon në Detin e Verdhë, përpara se të notonte në Veri.

“Ne zbuluam vendndodhjen specifike nga e cila ai shpëtoi, pasi u gjet një çantë që besohet se i përkiste burrit”, tha Kol Kim Jun Jun-rak, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Më parë, media shtetërore e Koresë së Veriut tha se burri kishte dezertuar në Korenë e Jugut tre vjet më parë, para se të kthehej në fillim të këtij muaji.

Ai arriti në qytetin e Koresë së Veriut në Kaesong, i cili është afër bregdetit, më 19 korrik dhe u “dyshua” se kishte “virusin e lig”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raportohet se urdhëroi një “sistem maksimal urgjence” që të përmbajë virusin.

Çfarë tha Koreja e Jugut për shëndetin e këtij burri?

“Personi nuk është as i regjistruar si një pacient me COVID-19, dhe as nuk klasifikohet si një person që ra në kontakt me pacientët me virus”, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë shëndetësor, sipas Yonhap.

Testet e virusit u kryen te dy persona që kishin kontakt të ngushtë me të, dhe të dyja testuan negativ.

Koreja e Jugut ishte një nga vendet e para jashtë Kinës që pati një shpërthim të rasteve me COVID-19, por tani ka virusin kryesisht nën kontroll.

Sa i zakonshëm është ‘ri-dezertimi’?

Është e rrallë që dikush të largohet nga Veriu për në Jug, dhe pastaj të kthehet përsëri.

Ministria e bashkimit të Koresë së Jugut i tha BBC-së se kishte 11 raste të konfirmuara që nga viti 2015, e fundit prej të cilave ishte në vitin 2017.

Nëse konfirmohet, njeriu që notoi nga Ganghwa do të ishte i 12-ti.

Në këtë drejtim, vlerësohet se Pyongyang duket se është i prirur të thotë se bota e jashtme – veçanërisht ajo e Jugut – është fajësuar për shkeljen e mundshme në masat e saj anti-epidemike.

Dhe ekspertët pajtohen që Pyongyang po përpiqet të largojë fajin nga njerëzit e saj të regjimit, për vështirësitë që ka shkaktuar pandemia në jetën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori