LAJMI I FUNDIT:

Përplasen tre automjete, lëndohen dy persona

Në një aksident i cili ndodhi sot në mesditë ora 12:05 në Shkup, janë lënduar dy persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në udhëkryqin e bulevardit ‘Jane Sandanski’ dhe ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Aerodrom të Shkupit, ka ndodhur aksidenti midis tre automjeteve të markës Mercedes, Opel dhe Peugeout, të gjitha me targa regjistrimi të Shkupit, njoftojnë nga SPB Shkup.


Inspektimi po vijon, ndërsa nga SPB theksojnë se tani për tani kanë informacione për dy persona të lënduar të cilët janë transferuar në Qendrën Emergjente. /Telegrafi/