LAJMI I FUNDIT:

Përplasje me ofendime mes deputeteve të PDK-së dhe LVV-së: Ariana Musliu i thotë ‘zip it’ Arjeta Fejzës

Përplasje me ofendime mes deputeteve të PDK-së dhe LVV-së: Ariana Musliu i thotë ‘zip it’ Arjeta Fejzës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është përplasur verbalisht me deputeten e  LVV-së, Arjeta Fejza, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua për pakënaqësitë ndaj kushteve që i kanë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Deputetja Fejza në fjalën e saj akuzoi Musliu-Shoshin se në secilën mbledhje të komisionit e merr fjalën edhe gjuan një mori ofendimesh.


“Ariana zakonisht në secilën mbledhje të komisionit e merr fjalën edhe i gjuan një mori ofendimesh edhe asnjëherë nuk fokusohet tek tema, kurrgjë përmbajtjesore nuk nxirret prej asaj, përveç ofendimeve të skajshme”, tha deputetja Fejza.

Ndërkaq, Musliu-Shoshi iu drejtua Fejzës me fjalët “Zip-it” apo “mbylle gojën” nga gjuha angleze.

“Arjetë kurrgjë nuk kërkova prej teje, as analizë. Të lutem mos u mundo me bo emër duke u marrë me mua. Të lutem “zip it” se po du me dëgju nga sindikata, të lutem”- u shpreh Musliu-Shoshi.

“Ti që flet për respekt, këqyre me çfarë gjuhe po drejtohesh kolegëve këtu në Kuvend. Për ata që se dinë është “Mbylle gojën”, ky është niveli i respektit dhe i konsideratës” , iu kundërpërgjigj Fejza./Telegrafi/

Video Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori