LAJMI I FUNDIT:

Përplasje dhe ofendime ndërmjet deputeteve të VV-së dhe AAK-së në mbledhjen e Komisionit për Arsim

Përplasje dhe ofendime ndërmjet deputeteve të VV-së dhe AAK-së në mbledhjen e Komisionit për Arsim

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku është diskutuar për grevën në arsim, ka përfunduar me përplasje dhe ofendime ndërmjet deputeteve, Teuta Haxhiu të AAK-së, dhe Arbërie Nagavcit të VV-së.

Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Nagavcin se i ka “plaçkitur mësimdhënësit, duke iu mbajtur trajnime me pagesë”.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm i deputetes së Vetëvendosjes, e cila ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë deri në gjykatë.

SBASHK-u nuk e dëgjon MASHT-in: Grevë deri në plotësimin e kërkesave
Lexo po ashtu SBASHK-u nuk e dëgjon MASHT-in: Grevë deri në plotësimin e kërkesave

Debati ka vazhduar për disa minuta pas përfundimit të mbledhjes në korridoret e Kuvendit, ku Nagavci ka thënë se do ta padisë Haxhiun për shpifje.

Madje, deputetja e Vetëvendosjes e ka quajtur Teuta Haxhiun “budallaqe”.

Nagavci në fund është arsyetuar duke thënë se është trajnere e certifikuar nga GIZ-i, dhe nuk ka bërë asgjë kundërligjore, me mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori