LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u nuk e dëgjon MASHT-in: Grevë deri në plotësimin e kërkesave

SBASHK-u nuk e dëgjon MASHT-in: Grevë deri në plotësimin e kërkesave

SBASHK-u ka bërë me dije edhe njëherë qëndrimin se nuk do tërhiqen nga greva pa u rritur koeficienti për paga.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit për Arsim, ku mori pjesë edhe ministri Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se nuk po kërkojnë ngritje pagash, por përmirësim të koeficientit me qëllim që arsimi ta ketë vendin meritor.


“Nuk kërkojmë lëmoshë, por kërkojmë 30 për qind të rritet koeficienti që sistemi arsimor të ketë vendin meritor. Mësimdhënësit e demotivuar nuk mund të ngritin cilësinë në arsim”, porositi Jasharaj.

Ndërsa, Ymer Ymeri nga SBASHK ka thënë se me Ligjin aktual të pagave është shkelur parimi i bazueshmërisë.

“Për shembull, psikologu i shkollës paguhet më pak se psikologu i një qendre klinike. Nuk po kërkojmë rritje pagash, por për punën e njëjtë të paguhemi barabartë”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka përsëritur se greva nuk është zgjidhje. Ai ka thënë se qeveria ka ofruar një ofertë për lëvizjen e koeficientit, por sipas tij, SBASHK-u nuk po e pranon.

“Qeveria është dakord të marrë masa për lëvizje të koeficientit, të rrisim pagat, por jo aq sa kërkohet, sepse nuk mund ta përballojë buxheti i Kosovës”, ka thënë Bytyqi.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi ka bërë thirrje që MASHT dhe SBASHK të arrijnë qysh sot një marrëveshje për ta përfunduar grevën.

“Greva duhet të përfundojë për shkak të dëmeve kolosale që mund t’i shkaktojë një të katërtës së popullsisë që janë në shkolla, duke nisur prej çerdheve e deri në universiteteve”, ka thënë Kurteshi.

Ndryshe, shumica e anëtarëve të komisionit thanë se kërkesat e mësimdhënësve janë të arsyeshme, por se greva nuk është mjeti i duhur. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Lajme
Milan Radoiçiqi dhe disa të tjerë në listën e të kërkuarve, njoftimi i INTERPOL-it dhe “gjykimi në mungesë”

Milan Radoiçiqi dhe disa të tjerë në listën e të kërkuarve, njoftimi i INTERPOL-it dhe “gjykimi në mungesë”

Lajme
Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Drejtësi
Kjo është gjendja e rrugëve që shpiejnë në vendkalimet kufitare

Kjo është gjendja e rrugëve që shpiejnë në vendkalimet kufitare

Lajme
Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Lajme
Apeli vërteton vendimin e Themelores për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Apeli vërteton vendimin e Themelores për anulimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Drejtësi
Kalo në kategori