Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, foli për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar sot nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Ambasadori Hoxha thotë se Shqipëria qysh më parë ka formuluar qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës.
“Ne duam sa më pak Kosovë në Këshillin e Sigurimit dhe sa më shumë Kosovë në OKB. Kosova nuk është më çështje e sigurisë me të cilën duhet të merret Këshilli i Sigurimit”, tha në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Hoxha thotë se janë munduar gjithmonë të dëshmojnë se Kosova është rast krejtësisht ndryshe nga Donbasi.
Ai theksoi se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë.
“Ne duhet të punojmë në mënyrë të padiskutueshme që rrethi i shteteve që e njohin Kosovën të zgjerohet. Edhe sikur të kishim 30 njohje të reja nesër, thelbi i situatës nuk ndryshon”.
“Unë mendoj se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë, vetëm kur ngërçi i krijuar dhe i thelluar dhe për shkak të aktivitetit të Serbisë, është fakti që në tërësi i gjithë spektri i vendeve që mund të ishin më të ndjeshme për njohjen e Kosovës, bazohen në idenë se ka një proces negocimi dhe të presin përfundimin e tij. Pa një marrëveshje me Serbinë Kosova nuk do të jetë në gjendje as të artikulojë veten e saj si të barabartë me të gjithë të tjerët, as në Ballkanin Perëndimor as ndërkombëtarisht”, tha ai.
Ambasadori Hoxha komentoi ndër të tjerat edhe debatin e Ramës më përfaqësuesit e Rusisë, duke thënë se debati i tyre është episodik dhe nuk ka lidhje me thelbin e takimit.
“Debati procedurial në fillim të takimit është episodik dhe nuk ka të bëjë me thelbin e takimit. Ky takim i sotëm është pjesë e programit të presidencës shqiptare të Këshillit gjatë këtij muaji. Është një nga dy takimet dhe aktivitetet shënjuese, në anglisht quhen “signature events”, janë takime në të cilat presidenca investohet më shumë se sa në pjesë të tjera të axhendës.
Ky takim i këtij niveli të lartë, debat i hapur me Ukrainën është hera e parë që organizohet që prej fillimit të luftës dhe është në pajtim të plotë me qëndrimet që ka mbajtur Shqipëria mbi konfliktin në Ukrainë”, tha Ferit Hoxha.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Njësiti Special Intervenues sot në protestë, bashkë me ta edhe Sindikata e Policisë së Kosovës

Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, “baroni i drogës” së Shqipërisë

Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Azem Gagica eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2, por i qëllon bileta kthyese

“Leve Palestina” – si arriti që një këngë suedeze e viteve 70-ta të bëhej një himn i ri palestinez