LAJMI I FUNDIT:

‘Përpjekje për të shkaktuar frikë’, disa aeroplanë luftarakë kinezë fluturojnë rreth Tajvanit

‘Përpjekje për të shkaktuar frikë’, disa aeroplanë luftarakë kinezë fluturojnë rreth Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha të premten se 38 aeroplanë luftarakë kinezë dhe një fluturake pa pilot, TB-001, kishin fluturuar përreth ishullit.

Sipas ministrisë, nëntëmbëdhjetë prej aeroplanëve fluturuan përgjatë vijës që ndan ishullin e Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës.


TB-001 është një nga dronët më të mëdhenj që disponon Kina.

Manovrat e fundit mund të jenë më të mëdhatë që ka organizuar Pekini.

Ato shihen gjerësisht si një përpjekje për të frikësuar Tajvanin.

Në fillim të këtij muaji, Kina kreu manovra të mëdha ushtarake përreth Tajvanit, si reagim ndaj takimit të Presidentes Tsai Ing-wen të Tajvanit me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy në Kaliforni.

Kina kundërshton mbajtjen e çdo takimi zyrtar me Tajvanin.

Kina thotë se Tajvani është territori i saj dhe ka kërcënuar ta aneksojë atë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme. Pekini dhe Taipei u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile.

Tajvani thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe se vetëm 23 milionë banorët e ishullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori