“Përmirësohet transparenca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nevojitet përgjegjësi dhe kulturë politike”

“Parlamenti në vitin 2018 ka miratuar gjithsej 246 ligje, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2017, kur janë miratuar 33 ligje, që ka të bëjë me faktin e mosfunksionalitetit të Kuvendit në pesë muajt e parë për shkak të zgjatjes së vazhduar të seancës konsultative. Megjithatë, numri i ligjeve në vitin 2018 është më i vogël se ai në vitin 2016, kur janë miratuar 339 ligje dhe kjo paraqet përmirësim, pasi hiperinflacioni i ligjeve nuk do të thotë çdoherë përmirësim të sistemit dhe të proceseve”.
Kjo thuhet në raportin përmbledhës nga projekti “Indeks i përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit për vitin 2017 dhe 2018”, që e zbatoi Asociacioni qytetar MOST.
Drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov në prezantimin e sotëm të raportit tha se është vërejtur edhe trend pozitiv i rritjes së pjesëmarrjes së deputetëve në krijimin e politikave, ndërsa tërësisht ka ndryshuar edhe trendi i miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar.
Kështu, prej 70 për qind në vitin 2016, dhe 72.7 për qind në vitin 2017, vitin e kaluar numri i ligjeve të miratuara me procedurë të shkurtuar ka qenë 28.9 për qind, që siç tha, paraqet trend pozitiv që duhet të vazhdojë edhe më tej.
Lidhur me punën e komisioneve të Kuvendit, numri i komisioneve të cilat kanë marrë 50 e më tepër pikë indekse nga 100 të mundura, është rritur prej katër në vitin 2017 në nëntë në vitin 2018, e vetëm dy prej tyre komisionet për kulturë dhe për bujqësi janë konsistente në sigurimin e transparencës në dy vite. Madje 12 komisione kanë marrë vlerësim më të lartë mesatar për transparencës vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2017, ndërsa transparenca e punës së komisioneve është rritur në vitin 2018, që është evidente edhe nga vlerësimet e përgjithshme mesatare për transparencë prej 27 në vitin 2017 në 46 në vitin 2018.
Vlerësimi i përgjithshëm mesatar për cilësinë e procesverbaleve, megjithatë është rritur për 11 pikë indeksi prej 48 në vitin 2017 në 59 në vitin 2018. Është mbajtur vetëm një debat mbikëqyrës nga ana e e Komisionit për kulturë, gjë që tregon në atë se Kuvendi duhet ta përmirësojë rolin e vet mbikëqyrës, ndërsa u konfirmua edhe nivel i rritur i përfshirjes së palëve të involvuara në vitin 2018.
Trendet tregojnë edhe në rritjen e pjesëmarrjes së deputetëve në procesin ligjdhënës. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se pa transparencë të vërtetë nuk ka as kuvend të vërtetë, as demokraci të vërtetë parlamentare, ndërsa që të arrihet niveli i lartë i transparencës, nevojiten më shumë parakushte, nga korniza konkrete normative e deri te ndjenja lartë e zhvilluar për përgjegjësi, si dhe kultura adekuate politike e të gjithëve, të cilët janë përfshirë në realizimin e funksioneve në çdo parlament./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë