LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet situata e zjarreve në Vlorë

Përmirësohet situata e zjarreve në Vlorë

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Sipas informacioneve mësohet se me ndërhyrjen e forcave të ushtrisë dhe të një helikopteri nga ajri situate është përmirësuar por ka akoma vatra që janë riaktivizuar.


Ndërkohë në zonë vijon të hidhet inerte për bllokimin e vatrave dhe pse tymi akoma mbetet shqetësues për banorët.

Pasditen e së hënës ishte përfshirë nga flakët fshati Bistrovicë i Dimalit, ku janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj.

Zjarrfikësit kanë punuar vetëm me mjete rrethanore pasi nuk ka rrugë, ende vijojnë të ndezura disa vatra zjarri.

Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemëve, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj.

Edhe pse shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.