LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë në orët e pasditës

Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë në orët e pasditës

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi mëngjesin e së shtunës se ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm.

Indeksi i ndotjes ishte 106 AQI duke nënkuptuar se cilësia e ajrit ishte e pashëndetshme për një grup të ndjeshëm të qytetarëve.


Ndërsa, në orën 15:00 të 09.03.2024, IKSHPK-ja bëri të ditur se cilësia e ajrit në Prishtinë është e mirë.

Indeksi i cilësisë së ajrit është 38 AQI. /Telegrafi/