Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo përmes disa imazhe të reja në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron më shumë se një milion ndjekës.


Nora u shfaq elegante dhe joshëse në një kostum ngjyrë vjollce që ia vinte në pah linjat e formësuara të trupit për të cilat ajo komentohet vazhdimisht.

307993560 1476133789501904 8433510155989676742 n 1

Artistja pozoi  pranë një pishinë ndërsa mori vëmendje edhe me makijazhin e theksuar që kombinohej në mënyrë perfekte me veshjen e saj.

“Aman mos ma përmend sa më don , aman...më shpejt se sa mendoni, ‘Ciao”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografive.

307435303 398012255835475 8415120972369234760 n

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Norës është bashkëpunimi me NRG Band “Ki me lyp me m’pa”.

Ndërkohë, krahas këngëve të reja, verën që lamë pas Istrefi a qenë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

307906849 5430372673705359 7734068656302927930 n