LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet, situatë alarmante në Shkodër

Përmbytjet, situatë alarmante në Shkodër

Edhe pse ditën e sotme reshjet kanë pushuar situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon të mbetet e pandryshuar.

Ministria e Mbrojtjes informon se janë 4888 ha tokë të nën ujë në bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që dje kjo  sipërfaqe ishte 5003 ha. Niveli i ujit është ulur me 10- 15 cm.


“Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti” informon sot ministria e Mbrojtjes.

600 efektive të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Shkodër që prej 5 Marsit me forcimin e argjinaturave, shpërndarjen e ushqimeve dhe ardhjen në ndihmë të banorëve për evakuim por dhe lëvizje, transmeton syri.net.

Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi.

Janë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat.

Lidhur me situatën, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes rrjeteve sociale shprehet se niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër ka nisur të ulet, megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijon të mbeten pa ndërprerje pranë banorëve.

Ajo ka shkruar në facebook se janë shpërndarë mijëra kg ushqime, ujë i pijshëm dhe koncentrat për bagëtitë, por shumë më tepër pritet të shpërndahen.

“Ndërkohë që FA përforcuan argjinaturat e Pentarit dhe Casit bashkë me banorët, pushteti lokal të lërë propagandën boshe dhe të marrë përgjegjësitë e të bashkëpunojë për shpërndarjen e ndihmave te banorët, sipas nevojave, pa asnjë dallim”, ka shkruar Xhakça.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori