Përmbytje në Indonezi, mbi 200 të vdekur

Të paktën 248 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, e cila është goditur gjithashtu nga një tërmet.
Shirat gjatë javës së kaluar bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati në provincën e Sumatrës Veriore.
Përmbytja përshkoi fshatrat malore dhe përmbyti mijëra shtëpi.
Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi të arrijnë në disa zona të izoluara nga rrugët e dëmtuara dhe ku linjat e komunikimit janë ndërprerë.
Autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve do të rritet më tej.
Shirat e rrëmbyeshëm sezonalë nga tetori deri në mars shpesh shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke në Indonezi - një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj, përfshirë Sumatrën - ku miliona njerëz jetojnë në zona malore ose pranë fushave pjellore. /Telegrafi/


















































