LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje masive në Turqi – raportohet për katër viktima si dhe 11 persona të zhdukur

Përmbytje masive në Turqi – raportohet për katër viktima si dhe 11 persona të zhdukur

Të paktën katër persona kanë ndërruar jetë të dielën dhe 11 të tjerë u raportuan të zhdukur për shkak përmbytjeve masive në rajonin e Giresun të Turqisë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se nga këto përmbytje rreth 133 persona u shpëtuan, kurse 11 personat e tjerë janë duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit.


Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe 12 banorë të tjerë pësuan lëndime nga kjo dukuri.

“Deri më tani mund të them se katër persona humbën jetën, ndërkohë kërkimi i 11 personave të tjerë është duke vazhduar. Një nga katër që ndërroi jetë ishte një oficer i xhandarmërisë”, u shpreh ministri i punëve të brendshme, Süleyman Soylu. /Telegrafi/