Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York.

Si pasojë, ky aksident thuhet se ka shkaktuar një “lumë qumështi”.


Zyrtarët lokalë thanë se aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Gahbauer Road me Rrugën Shtetërore 217 në Claverack.

Ndërkohë bëhet e ditur se shoferi i kamionit u dërgua për kontrolle në Qendrën Mjekësore në Albany.

Në vendngjarje ndërhynë Policia Shtetërore e New Yorkut, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe zjarrfikësit lokalë për pastrimin e zonës.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/