LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet projekti për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

Përmbyllet projekti për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis sot organizojnë ngjarjen përmbyllëse të projektit të financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, i cili implementohet nga të njëjtit.

Projekti është financuar nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.


Kjo ngjarje do të mbledhë hisedarët kryesorë për të drejtat e njeriut në Kosovë për të diskutuar dhe reflektuar së bashku mbi tërë progresin dhe objektivat e arritura gjatë rrjedhës së projektit.

Pjesëmarrës do të jenë Riccardo Serri, zëvendësshef i Zyrës së BE-së dhe Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Në ngjarjen përmbyllëse, projekti do të ofrojë informata për përmbledhjen përfundimtare të opsioneve për zgjidhje lidhur me analizën e të dhënave të të drejtave të njeriut në Kosovë nga këndvështrimi i organizatave të shoqërisë civile.

Ngjarja përmbyllëse do të jetë gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi perspektivat e OSHC-ve në lidhje me zbatimin e përgjithshëm dhe sfidat që lidhen me kornizën e të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet dhe politikat e Kosovës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori