LAJMI I FUNDIT:

Përleshje me sëpata në Pejë, lëndohet një person

Përleshje me sëpata në Pejë, lëndohet një person

Katër persona janë përfshirë në një përleshje me ç’rast janë përdorur edhe sëpata, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:05 në Pejë.


Siç thuhet në raport, gjatë përleshjes është dëmtuar edhe një veturë.

“Si pasojë e përleshjes njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, si të dyshuar janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim