Një rrahje masive ka ndodhur para pak çastesh në Mitrovicë, konkretisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Sipas dëshmitarëve të rastit thuhet se përleshja ka ndodhur mes gati 14 personave mosha e të cilëve sillet rreth 15 vjeç deri në 21.


Njërit prej tyre thuhet se i është prerë veshi me sëpatë, ndërkohë ka edhe të tjerë që janë therë.

Gjatë konfliktit janë përdorur edhe shkop druri. Ndërkaq, Policia shihet të jetë në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/
Rrahje ne Mitrovicë by lajmi-net

44

45