LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, evitohet dhuna fizike (Foto/Video)

Përleshje mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, evitohet dhuna fizike (Foto/Video)

Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione të ashpra mes deputetëve.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë qenë afër përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës, gjatë fjalimit të ministres  Dhurata Hoxha në foltore.


Hoxha, pasi ka marrë fjalën, ka folur për rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

Ndër të tjera Hoxha ka thënë se Vetëvendosjen është e ndikuar nga Rusia.

E gjithë kjo bëri që të këtë reagime të ashpra të deputetëve të VV-së të cilët, kanë krijuar zhurmë gjë që bëri të ndërpritet fjalimi.

Më pastaj, kryesuesi Xhavit Haliti, kërkoi pesë minuta pauzë, gjë që nuk ndodhi, pasi u krijuan tensione dhe përplasje mes tyre.

Në anën tjetër, shumica e deputetëve të VV-së dolën përpara, por përplasja u evitua pasi deputetët tjerë reaguan për të shmangur një gjë të tillë.

Liburn Aliu deputeti i VV-së ka qenë i pari ai që është ngritur në këmbë për tu fjalosur me Memli Krasniqin nga PDK.

Të dy deputetët i janë vërsulur njëri tjetrit, teksa deputetët e tjerë të të dy partive të tjerë kanë ndërhyrë për ta ndalur një përleshje të mundshme.

Të nervozuar nga kjo situatë janë parë edhe deputetët e tjerë të VV-së Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla të cilët janë parë tejet të nervozuar në këtë situatë.

Madje Zyba i është vërsulur Krasniqit të PDK-së.

“Zotëri Kurti, me qasjen tuaj dhe me politiken tuaj ose jeni tejet djallëzor ndaj partisë sime ose jeni të instrumentalizuar nga qarqet ruse që duan me çdo kusht destabizilimin e vendit”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, Hoxha e vazhdoi sërish fjalimin e saj pasi u qetësua situata dhe pas fjalimit të Haradinajt, por deputetët e VV-së sërish bënin zhurmë për të mos lejuar fjalimin e saj.

Kjo seancë u mbajt si interpelancë për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori