LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes disa personave në Han të Elezit

Përleshje fizike mes disa personave në Han të Elezit
Foto: Ilustrim

Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike ditën e diel në Han të Elezit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.


“Raportohet se disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike (rrahje) në mes veti. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e përleshjes (rrahjes) një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/