LAJMI I FUNDIT:

Përkundër se nuk po luan te Bayerni, Gravenberch thotë se është i qetë dhe pret rastin

Përkundër se nuk po luan te Bayerni, Gravenberch thotë se është i qetë dhe pret rastin

Ryan Gravenberch u transferua me shumë bujë në afatin kalimtar të verës te Bayern Munich nga gjiganti holandez Ajax.

Mirëpo deri më tani mesfushori holandez nuk ka arritur të lë gjurmë në Munich, pasi është vetëm një zëvendësues që inkuadrohet kryesisht në minutat e fundit të ndeshjes.


20-vjeçari shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur, por ai nuk po përshtatet me stilin e futbollit që luan Bayerni.

Reprezentuesi holandez e kupton që është në një moment të vështirë, por ka thënë se duhet ta ruaj qetësinë.

“Situata nuk është e mirë për mua, sepse është e qartë që dua të luaj, por duhet të jem i durueshëm. Sigurisht që i di cilësitë e mia, e di që Bayern është një klub i madh me lojtarë të mëdhenj, por unë ende duhet të qëndroj i qetë dhe të pres rastin tim”, u shpreh Gravenberch.

Mesfushori qendror këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër, por në total ka vetëm 351 minuta të luajtura.

Bayern e transferoi talentin holandez në verë për shifrën e 18 milionë eurove, derisa para tij te kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë po luajnë Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Marcel Sabitzer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori