LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Zejnullah Gruda, njeri i urtë dhe i mençur

Përkujtohet Zejnullah Gruda, njeri i urtë dhe i mençur

Në Fakultetin Juridik me mbledhje komemorative është kujtuar jeta dhe vepra e profesorit, Zejnullah Gruda, i cili ndërroi jetë më 7 mars, në Ditën e Mësuesit.

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Avni Puka derisa ka kujtuar profesor Grudën tha se ai ishte një nga profesorët dhe intelektualët e parë shqiptar në ish-Jugosllavi.

Ai tha se pas vetës ka lënë shumë gjurmë të thella shkencore juridike, intelektuale dhe gjithmonë do kujtohet si model shembullor dhe intelektual i palodhshëm.

“Profesori Zena ishte njëri nga profesorët e parë dhe intelektualët e shquar shqiptar në ish-Jugosllavi, pas vetës ka lënë gjurmë të thella në shkencat juridike, jetën intelektuale dhe veprimtarinë pedagogjike. Profesori do të kujtohet si model shembullor i studiuesit të apasionuar, intelektualit me shpirt të palodhshëm, pedagogut, njeriut të urtë dhe të ndershëm[…]Është dekoruar disa herë brenda dhe jashtë vendit. Profesori Gruda ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca e forume të ndryshme. Ka botuar libra e me dhjetëra punime (studime, artikuj, fejtone etj.) nga fusha e së drejtës ndërkombëtare, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, historisë, religjionit dhe artit”, tha ai.

Profesioni universitar, Enver Hasani tha se Zejnullah Gruda ishte njeri i urtë dhe i mençur që edukoi për dekada të tëra brezat e shqiptarëve në Kosovë e ish-Jugosllavi.

Hasani tha se si gjeneratë kanë pasur nderin të punojnë me profesor Grudën, i cili do të kujtohet gjithmonë për përplasjet e zëshme me serbët, që synim kishin t’iu tregonin atyre se shqiptarët ishin në shtëpi të tyre.

“Edhe pse në moshën e shtyrë kundrejt nesh, profesor Zena nuk qëndroi anash ndaj temave të rëndësishme kombëtare, siç nuk kishte ndenjur tërë jetën e vet. Do të mbahen mend ligjërimet e tij për demarkacionin me Malin e Zi, shkrimet dhe intervistat e shumta për këtë temë. Nuk ka rëndësi që politika nuk bëri punën e saj! Janë munduar disa politikanë ta përvetësojnë ligjërimin e profesor Grudës për politikën ditore, por me kohë është parë, dhe do të shihet çdo ditë e më shumë, se shkenca nuk duron përvetësim, se me politikën i kanë rrugët e ndara.

Këtë do ta shohin edhe më shumë gjeneratat që vijnë, kur ne të jemi bashkuar në amshim me prof. Grudën, kur të tjerët do të lexojnë dhe dëgjojnë se çfarë ka thënë profesor Gruda për kufijtë e Kosovës së shkretë. Rënkimi i lajfijeve të Kosovës dhe fati i tyre, i martireve që aq shumë i qau profesor Gruda gjatë tërë jetës së vet, do të ndjekin sikur hije, për jetë dhe mote, ata që dje gabuan dhe sërish mëtojnë ta përsërisin gjënë e njëjtë“, u shpreh Hasani, raporton KP.

Arta Gruda, vajza e profesorit tashmë të ndjerë tha se babai i saj tërë jetën ia ka kushtuar arsimimit të gjeneratave të cilat janë shtyllat e përparimit të Kosovës.

Ajo tha se jeta e tij ishte e rrekur për mësimin dhe mësimdhënien dhe fati deshi të vdiste në ditën e Mësuesit.

“Me qindra mesazhe të ditëve të fundit nga një numër i madh njerëzish nga të gjitha sferat e jetës ku shprehët respekt dhe mirënjohje për veprën dhe personalitetin e babait tonë na japim besim që pasqyrimi i veprës dhe karakterit të babait tonë të mos keqkuptohet si vetëlavdërim. Babai ynë para se gjithash ka qenë një mësues që tërë jetën ia ka kushtuar arsimimit të gjeneratave të studentëve. Fati deshi që të vdiste në Ditën e Mësuesit.

Mësimi dhe mësimdhënia kanë qenë një mision të cilin ai dhe intelektualët e gjeneratës së tij iu kanë rrekur me entuziazëm dhe vendosmëri me qëllim të ngritjes së gjeneratave të reja që do të bëheshin shtylla e përparimit dhe emancipimit të popullit shqiptar të Kosovës”, u shpreh e bija e Grudës.

Profesori, Zejnullah Gurda lindi me 1 qershor 1936 në Pejë, kurse vdiq më 7 mars në ditën e Mësuesit.

Profesor Gruda shkollën fillore dhe gjimnazin e kishte përfunduar në vendlindje, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës. Studimet e shkallës së tretë i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit, ku edhe ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Politike.

Ka qenë për 12 vite në detyra të rëndësishme publike si: Ambasador në Republikën e Panamasë (1975-1978), anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës dhe sekretar për Marrëdhënie me Botën e Jashtme (1978 -1981), sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Jugosllavisë (1987-1988) etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori