Është përkujtuar një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe “Lahuta e Malcis”, në 82-vjetorin e botimit të plotë të saj (8 prill 1937).
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh se “poema madhore epike “Lahuta e Malcís” e poetit kombëtar At Gjergj Fishta, është jo vetëm kryevepra e tij, por ndër më të rëndësishmet e letërsisë shqipe, me jehonë ndërkombëtare”.
Margariti përshkruan kryepunën e Fishtës të viteve 1900, kur Atdheu ishte nën Perandorinë Osmane dhe e mbaroi atë më 1937 kur Shqipëria ishte shtet i pavarur, dy vjet para se të niste Lufta e Dytë Botërore.
Pesë këngët e para të saj u botuan si libër më vete në Zarë të Kroacisë me shpenzimet e Faik Konicës, shembull i shkëlqyer i mbështetjes patriotiko-kulturore e intelektualëve të lartë shqiptarë. Më vonë u botua dhe libri tjetër me këngë, derisa u bënë plot 30 këngë, ose krerë të një eposi madhështor. Aty janë bashkuar, sipas kronologjisë, ngjarje dhe bëma shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913.
Fryma e fuqishme popullore ka diktuar dhe vargun popullor, gjithë rropama dhe ortekë metaforash duke dhënë kështu “Iliadën” e shqiptarëve sipas albanologëve, duke e quajtur Fishtën “Homerin e fundit të Ballkanit”. Kjo kryevepër, e futur tashmë në tekstet shkollore, edhe pse tejet e vështirë për t’u përkthyer, ka botime të pjesshme në italisht, në gjermanisht (nga albanologu Maximilian Lambertz) dhe së fundmi në anglisht. Përkthyesi i saj, albanalogu i njohur Robert Elsie në parathënie thotë se me botimin anglisht të “Lahutës së Malcis” u përplotësua eposi evropian.
Edhe pse u flak shpeshherë, vepra e Fishtës doli përsëri në dritë për t’i folur Shqipërisë e botës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
SHKALLËT PËR NË PARAJSË
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Laboratori i Serbisë për fabrikimin e historisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri