Katërmbëdhjetë anëtarëte Forcave të Armatosura Britanike (KFOR) që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë, janë përkujtuar sot në një cermoni të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Ceremonia është mbajtur pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në qendër të Prishtinës, ku ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott tha se kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën.
“Faleminderit që jeni sot këtu gjatë kësaj dite që mund të përshkruhet vetëm si një ditë e motit britanik, e cila pjesërisht ndjej se sigurisht po ndodh për të mirëpritur trupat tona britanike që janë këtu si pjesë e rezervës strategjike të KFOR-it, shumë krenarë që i kemi me ne sot në atë që është gjithmonë një ngjarje shumë e veçantë për ne, është një ngjarje e veçantë për mua personalisht, një ngjarje e veçantë për ambasadën tonë dhe iu falënderoj që jeni këtu për ta bërë atë një ngjarje të veçantë për të gjithë ne që po marrim pjesë”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se forcat britanike kanë dhënë një mund të madh për Kosovën gjatë luftës, e veçanërisht në fazën e çlirimit të Kosovës, paqes dhe sigurisë.
“Sot në ditën e përkujtimit të ushtarëve dhe oficerëve britanik të rënë apo që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, kujtojmë gjithë mundin dhe sakrificën dhe angazhimin e forcave britanike në të gjitha fazat e zhvillimit të vendit tonë, veçanërisht në fazën e çlirimit të vendit tonë dhe në fazën e ruajtjes së stabilitetit sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Britania e Madhe vazhdon të luaj rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit tonë dhe në mbështetjen e vendit tonë në promovimin si në aspektin ndërkombëtarë, gjithashtu edhe në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë ,” vijoi ai.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha për KosovaPress, se Mbretëria e Bashkuar ka qenë e fuqishme në përkrahjen e lirisë së Kosovës.
“Ne si Kosovë kemi vëllezër të luftës, të cilët janë ushtarët e NATO-s, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e fuqishme në përkrahje të lirisë tonë dhe si ish-ushtarë por edhe si deputet i Kosovës, e qytetar i këtij vendi, nderoj të rëntë e Mbretërisë së Bashkuar, pra ushtarët e KFOR-it në Kosovë, e po ashtu shprehim respekt për sakrificën e tyre, shërbimin e tyre, njëkohësisht për familjet e tyre dhe vendin”, tha Haradinaj.
Ceremonia vazhdoi me lutjen e priftit anglez, në mbrojtje të të gjithë ushtarëve anembanë botës që qëndrojnë për paqen dhe lirinë dhe kthejini të gjithë të sigurt në shtëpi, me familjet e personelit ushtarak që kanë vdekur dhe kujdesuni për familjet e tyre tani dhe në ditët në vijim. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City