LAJMI I FUNDIT:

Përkrahje e hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Përkrahje e hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Në ditën e dytë të Forumit që mbahet në Bled të Sllovenisë, Ministri për punë të jashtme i RM-së, Nikolla Dimitrov realizoi takime pune me Zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Brian Hoyt Yee dhe me Zëvendës sekretaren e NATO-s, Rose Gottemoeller, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPJ, në këto takime përfaqësuesit e SHBA-ve dhe NATO-s kanë dërguar porosi inkurajuese dhe përkrahje të hapur për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë.


Ministri Dimitrov siguroi bashkëbiseduesit e tij se Republika e Maqedonisë është thellësisht e përkushtuar në procesin e reformave me qëllim që sa më shpejt të bëhet anëtari i 30-të i NATO./Telegrafi/