LAJMI I FUNDIT:

I përkeqësohet gjendja shëndetësore, Rada Trajkoviq dërgohet me autoambulancë në Prokuple

I përkeqësohet gjendja shëndetësore, Rada Trajkoviq dërgohet me autoambulancë në Prokuple

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pas gati 24 orësh të ndalimit në postbllokun policor serb  në vendkalimin kufitar në Merdar, gjatë hyrjes nga Kosova në Serbia, është transferuar me autoambulancë në qytetin serb Prokuple për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj.

Lajmin e ka publikuar vajza e saj në llogarinë e Rada Trajkoviqit në Twitter.


“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të informuar për gjendjen e saj”, shkroi ajo në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në postimin e saj të fundit në Twitter, para pak orësh, Trajkoviq kishte shkruar se derisa po afrohet nata dhe po bie shi e po bën të ftohtë, ajo po vazhdon të mbahet në postbllokun në Merdar.

“Nata tashmë po afron. Po bie shi. Është e ftohtë. Jemi ende në postbllokun në Merdar. Asnjë burrë shteti në rajon nuk e kryen këtë lloj torture mendore ndaj disidentëve politikë.

Ja në diçka fitove, Vuçiq: Je barbari më i madh antievropian në tokën ballkanike!”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter.

Rada Trajkoviq është ndaluar dje nga policia serbe në vendkalimin me Kosovën dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.

Ajo fillimisht është ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 15 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë, dhe sërish pasi ka tentuar të largohet nga ky shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori