LAJMI I FUNDIT:

Perimet që ndihmojnë të keni një mëlçi të shëndetshme 

Perimet që ndihmojnë të keni një mëlçi të shëndetshme 

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, funksioni i të cilit, ndër të tjera, është pastrimi i trupit nga toksina, ndihmon tretjen, ruajtjen e vitaminave dhe mineraleve dhe sintetizimin e proteinave.

Ka shumë ushqime të pasura me lëndë ushqyese që kanë një efekt të dobishëm në mëlçi, dhe një grup veçanërisht i rëndësishëm ushqimesh janë perimet.


Ja se cilat janë ato perime:

Panxhari

Hulumtimet tregojnë se lëngu i panxharit parandalon sëmundjet duke ndihmuar mëlçinë të kryejë funksionet e saj. Të dhënat aktuale tregojnë se disa antioksidues që gjenden në panxhar, të quajtur betalain, kanë veti antikancerogjene dhe antiinflamatore.

Brokoli

Lëndët ushqyese specifike që gjenden në perime si brokoli janë veçanërisht të dobishme për shëndetin e mëlçisë. Brokoli mund të hahet i papërpunuar ose i gatuar, mund të shtohet në makarona ose sallata të ndryshme dhe mund të shërbehet edhe si pjatë anësore.

Përveç përmirësimit të tretjes dhe sigurimit të sasive të mëdha të vitaminave dhe mineraleve, ai përmban edhe komponime bimore që mbështesin funksionin e mëlçisë. Brokoli më së shpeshti hahet i pjekur, i zier ose i zier në avull.

Gjumi i gjatë i ditës lidhet me rrezikun më të lartë të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, zbulon studimi
Lexo po ashtu Gjumi i gjatë i ditës lidhet me rrezikun më të lartë të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, zbulon studimi

Perimet e gjelbra

Ky grup perimesh përfshin lakër jeshile, spinaq, marule, dhe është plot me antioksidues, të cilët mbrojnë trupin nga radikalet e lira të rrezikshme. Një studim i fundit zbuloi se konsumimi i spinaqit të papërpunuar zvogëlon rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori