Me 80 vepra arti në mermer, alabastër, gur natyror, qeramikë, instalacione metalike, grafika dhe fotografi, skulptori Perikli Çuli rikthehet në Muzeun Historik Kombëtar.

Gjatë inaugurimit të ekspozitës “Universi” mes miqve, kolegëve edhe familjarëve, vet artisti, i cili këtë ekspozitë ia dedikon bashkudhëtares së tij më të mirë në jetë, gruas së tij, Lejlës, shprehu dëshirën që të ketë një “matës” për bukurinë.

“Arti do forcë, përkushtim, dashuri. Arti është shumë i vështirë për t’u bërë. Ata që e shikojnë, dinë edhe ta kuptojnë, sepse arti është ndjeshmëri, nuk është shkencë e aq më pak politikë. Por, është një spiritualizëm i jashtëzakonshëm, ku derdhen emocionet edhe estetika më e bukur që qëndron rreth e qark njeriut. Prandaj, artisti është gjithmonë në përpjekje, si ta bëjë bukur që ta pëlqejnë. Si ta bëjë që të jetë edhe e përshtatshme me kohën…”, shprehet skulptori Perikli Çuli. /Report TV/