Të dhënat e organizatës së Kryqit të Kuq në Dibër thonë se në vitin 2023 ka pas një ulje të numrit të njësive të gjakut të cilët kanë grumbulluar në komunat e Dibrës dhe Qendër Zhupë. Përgjysmimi i njësive sipas organizatës në fjalë drejtpërdrejt është i lidhur me pasojat pos pandemike nga virusi korona si dhe migrimit masiv i cili vazhdoi gjatë vitit që kaloi. Këta shkaqe detyruan organizatën e Kryqit të Kuq të ulë dhe numrin e aksioneve.
Gjatë vitit që kaloi në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vërehet një ulje e dhuruesve vullnetar të gjakut dhe normalisht edhe ulje e grumbullimit të njësive të gjakut në krahasim me vitet e para të pandemisë. Këtë për gazetën KOHA e deklaroi sekretari i Kryqit të kuq në Dibër, Isni Telqiu. Ai tha se gjatë vitit 2023 janë realizuar vetëm gjashtë aksione për grumbullimin e gjakut dhe në krahasim me vitet para të pandemisë së virusit korona kur realizoheshin 12 aksione në vit, ka një përgjysmim të këtij aktiviteti.
“Vitin që kaloi plani për grumbullimin e gjakut në organizatën komunale të Kryqit të Kuq ishte 600 njësi gjaku. Në gjashtë aksione u grumbulluan gjithsej 370 njësi gjaku dhe kjo tregon se kemi ulje evidente. Analizat tona tregojnë se si shkaqe kryesore të uljes të njësive të gjakut që u grumbulluan ka të bëj me pasojat postpandemike meqë te shumica e bashkëqytetarë tanë e ndjenë edhe më tej në shëndetin e tyre sëmundjen që kaluan”, deklaroi ai.
Ai shtoi se po ashtu kur është në pyetje ulja e njësive të grumbulluara të gjakut është në pyetje edhe migrimi masivi te të rinjtë. Sipas tij, ka një optimizëm në organizatën në fjalë që gjatë vitit 2024 përsëri të shtohet numri i dhuruesve të gjakut meqë në këtë drejtim ka një optimizëm që ka të bëj me shtimin e dhuruesve të gjakut mes të rinjve sidomos në shkollat e mesme dhe studentëve por edhe tejkalimi i sëmundjeve postpandemike te një pjesë e madhe e dibranëve të cilët edhe pas pandemisë vazhduan mjekimin e tyre.
Ndryshe, Dibra si qytet vite me rrallë është mes qyteteve ku ka një përqindje të madhe të grumbullimit vullnetar të gjakut. Deri para pandemisë Kovid-19, plani vjetor për grumbullimin e gjakut ishte 744 njësi gjaku. Pandemia edhe në këtë sferë la pasojat e veta. Për këtë shkak me programin vjetor u përcaktua ulje e numrit të planit për dhurimin e gjakut dhe plani vjetor ra në 600 njësi gjaku. Në këtë drejtim përveç emigrimit të popullatës është për tu theksuar edhe uljen e interesimit te qytetarët për dhurim të gjakut. Por, kur jemi te dhurimi vullnetar i gjakut të theksojmë se në uljen e grumbullimit ka ndikuar edhe mungesa e Bankës për rruajtjen e gjakut në Spitalin e Dibrës si dhe mungesa e tranfuziologut. Prandaj besohet se ka dibran të cilët edhe vitin e kaluar kanë dhuruar gjak për shkaqe të ndryshme në spitale në qytete fqinje të Dibrës./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Kallëzimi i dytë penal ndaj Sali Berishës në SPAK, lajmërohet djali i vëllait të Fatmir Haklajt

Kongresmeni Lawler: SHBA-ja nuk ndërhyn në formimin e Qeverisë së Kosovës

Pse janë shtuar sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga qytetarët?

BE thotë se ka komunikim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk tregon në çfarë niveli

Kos: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vendosën ritmin që i gjithë rajoni të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë