LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet e Holandës zbuluan planet për vrasjen e Xhevdet Plakut

Përgjimet e Holandës zbuluan planet për vrasjen e Xhevdet Plakut
Dedan Gjoni (Majtas); Xhevdet Plaku (Djathas)

Komunikimet treguan dështimin e 3 atentateve ndaj tij.

Dejvi Gjermeni, i konsideruar nga autoritet holandeze si një njeri kyç në trafikun e drogës atje, ishte vënë në përgjim ambiental në biznesin e tij privat në Holandë, ku ndër të tjera u dëgjuan biseda për një atentat të mundshëm në Shqipëri.


Këto biseda mes tij dhe një tjetër personazhi të botës së krimit në Shqipëri, i vrarë në një atentat, 3 vite më vonë iu dërguan Prokurorisë së Posaçme.

Hetimet konfirmuan se ish-polici Dedan Gjoni bashkëpunonte me Gjermenin dhe me kërkesë të këtij të fundit, i kishte dhënë informacione dhe siguruar kushtet për vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku në shtator 2019.

Ngjarja ishte planifikuar të ndodhte pranë komisaritit të policisë, pasi Gjoni kishte shoqëruar objektivin. SPAK sekuestroi procesverbalet e shoqërimit të komisariatit dhe rezultoi se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites dhe u lirua në orën 20 e 10 të 19 shtatorit 2019.

Atentati u sabotua nga vetë Gjermeni, për shkak të frikës se mund të identifikohej duke larguar Rexhep Arapin nga komisariati para lirimit të Plakut.

Dejvi Gjermeni referuar dosjes hetimore, nuk kishte konflikt me Plakun, por i kishte kërkuar informacionet për të ndihmuar miqtë e tij Rexhep Arapin dhe Algert Arapin. Këta të fundit kishin hasmëri të vjetër me të.

Hetimet gjithashtu treguan se si në 3 raste të ndryshme për shkak të kësaj hasmërie që lidhej me një vrasje në Itali në fillim vitet 2000 për shkak të problemeve me drogën, ishte tentuar eliminimi i Xhevdet Plakut.

Gjermeni u arrestua në Limburg të Holandës, teksa në Shqipëri në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme janë Rexhep Arapi, i njohur edhe si “Kep Arapi”, nipi i tij Algert Arapi dhe Dedan Gjoni, ndaj të cilit rëndojnë dy masa sigurimi./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori