LAJMI I FUNDIT:

Përgjigja me një fjalë e Mamardashvilit pasi u pyet nga Ferran Torres se pse nuk iu bashkua Liverpoolit këtë sezon

Përgjigja me një fjalë e Mamardashvilit pasi u pyet nga Ferran Torres se pse nuk iu bashkua Liverpoolit këtë sezon

Portieri i Valencias, Giorgi Mamardashvili thuhet se ka dhënë një përgjigje me një fjalë pasi u pyet se pse nuk u transferua te Liverpooli këtë sezon nga një lojtar i Barcelonës.

Të dielën mbrëma, portieri gjeorgjian filloi në portën e Valencias teksa u përball me Barcelonën në Estadio Olimpico Lluis Companys.

Doli të ishte një natë e tmerrshme për 24-vjeçarin pasi Barcelona doli fituese 7-1, me lojtarë si Frenkie de Jong, Ferran Torres, Raphina, Fermin Lopez dhe Robert Lewandowski të gjithë në listën e golashënuesve.


Pas fishkëllimës së fundit, Mamardashvili është parë duke biseduar me yllin e Barcelonës, Torres.

Biseda u kap dhe u shpjegua në DAZN. Thuhet se Torres tha: “Pse nuk u largove këtë vit?”, të cilës Mamardashvili iu përgjigj: “Alisson”.

Gjatë afatit kalimtar të verës, u konfirmua se Mamardashvili do të kalonte në Anfield përpara sezonit 25/26.

“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Lexo po ashtu “Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami

Në një deklaratë të klubit thuhej : “Liverpool ka arritur një marrëveshje për transferimin e Giorgi Mamardashvili, me një leje pune dhe leje ndërkombëtare – me portierin e Valencias që do të transferohet në Anfield përpara sezonit 2025-26″.

Liverpooli aktualisht po lufton në të katër frontet me lojtarët e Slot në krye të tabelës si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

Dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

Boks
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
FFK konfirmon miqësoren e Kombëtares së Kosovës me 6 qershor

FFK konfirmon miqësoren e Kombëtares së Kosovës me 6 qershor

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori