LAJMI I FUNDIT:

Përgjigja e Vuçiq për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Përgjigja e Vuçiq për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Sot është zhvilluar takimi i radhës mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç është pyetur për çështje të ndryshme.


Vuçiq: Dialogu vazhdon pasi Prishtina të tërheq vendimin për taksat
Lexo po ashtu Vuçiq: Dialogu vazhdon pasi Prishtina të tërheq vendimin për taksat

Njëra ndër pyetjet e tjera që iu shtrua Vuçiqit ishte edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është marrë me kriminelët e vetë të luftës, por ka shtuar se Kosova nuk po bën diçka të tillë.

Thaçi: Diskursi i Vuçiqit ishte agresiv dhe arrogant
Lexo po ashtu Thaçi: Diskursi i Vuçiqit ishte agresiv dhe arrogant

“Ka shumë njerëz që janë dënuar për krime lufte, por asnjë nga Prishtina dhe ka shumë kriminelë lufte nga Prishtina, që kanë dhunuar serbë e kanë vrarë, kanë bërë transportim organesh organe në Tropojë e Kukës. Serbia u mor me kriminelët e luftës dhe ne do të merremi gjithmonë me kriminelët e luftës, por pala tjetër asnjëherë nuk e bëri këtë”, ka thënë Vuçiq.