LAJMI I FUNDIT:

Përgatitjet për të mbrojtur Eurozonën nga kriza kanë ngecur

Përgatitjet për të mbrojtur Eurozonën nga kriza kanë ngecur

Guvernatori i Bankës së Francës, Francois Villeroy, tha se përgatitjet për të mbrojtur Eurozonën në një krizë të ardhshme financiare nuk po ecin me hapin e duhur.

Shumë vende europiane, përfshirë Francën, kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të fortë ekonomik brenda bllokut prej 19 vendeve të Eurozonës. Kjo ka ndodhur për të siguruar se sistemi ekonomik në Eurozonë është i mbrojtur dhe rajoni të mos pësojë goditje të fortë, si në rastin e krizës së borxheve të 2011-ës.


“Tashmë ka ardhur koha për të vepruar. Mendoj se debati në Këshillim Europian ka “ngecur” në çështje të vjetra si kundërshtimi i ndarjes së rrezikut”, tha ai.
Vendet e Eurozonës kanë diskutuar detaje për reforma të bllokut, përfshirë planet për të përfunduar unionin bankar, ku bankat brenda rajonit do të ndjekin të njëjtat rregulla. /Telegrafi/