LAJMI I FUNDIT:

Përfunduan protestat, qytetarët kërkojnë lirimin e të dënuarve për ngjarjet në Kumanovë (Foto/Video)

Përfunduan protestat, qytetarët kërkojnë lirimin e të dënuarve për ngjarjet në Kumanovë (Foto/Video)

Qytetarët të cilët sot protestuan ndaj vendimit për dënimin e të akuzuarve në rastin e Kumanovës kanë përfunduar protestat.

Ata marshuan prej sheshit “Skënderbeu” prej ku edhe organizatorët mbajtën fjalime, deri tek Gjykata Penale e Shkupit, e cila të enjten shqiptoi dënimet për të akuzuarit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjatë marshimit me pankarta në dorë protestuesit këndonin këngë kombëtare dhe thirrje kundër disa përfaqësuesve politik në Maqedoni.

Daim Hyseni njëri nga organizatorët e protestave, para Gjykatës Penale tha se qytetarët do të organizohen sërish në protesta ndaj aktvendimit të Gjykatës Penale.

Ndryshe, të enjten për rastin e Kumanovës me burg të përjetshëm u dënuan tetë persona, ndërsa të tjerët u dënuan me gjithsej 746 vjet heqje lirie./Telegrafi/