LAJMI I FUNDIT:

Përfunduan përgatitjet për në Haxh, mbi 2.000 besimtarë nga Maqedonia do të shkojnë në Mekë

Përfunduan përgatitjet për në Haxh, mbi 2.000 besimtarë nga Maqedonia do të shkojnë në Mekë

Këtë vit në Haxh dhe vizitë në vendet e shenjta myslimane nga vendi do të nisen mbi 2.000 besimtarë, që paraqet një numër rekord dhe përgatitjet kanë shkuar mirë, deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reis hafiz Shaqir efendi Fetai në takimin informativ me besimtarët në Gostivar.

“Nga vendi ynë këtë vit në haxh do të shkojnë 2030 besimtarë, të cilët do t’u bashkohen rreth katër milionë besimtarëve nga e gjithë bota. Sivjet, numri i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është më i madh se çdo vend tjetër në Ballkan”, tha Fetai.


Ai besimtarëve të mbledhur në tubimin tradicional informativ u uroi shëndet të mirë dhe t’u përmbahen rekomandimeve të liderëve fetarë dhe ekipit mjekësor.

Një numër rekord i besimtarëve, sivjet do të nisen nga rajoni i Gostivarit dhe të gjitha përgatitjet lidhur me vizat, biletat e aeroplanit, vaksinimet kanë përfunduar dhe siç tha myftiu i Gostivarit Sabahudin Zendeli, besimtarët mund të shkojnë në Arabinë Saudite dhe ta përmbushin kushtin e pestë të Islamit.

Tubimi ishte një mundësi për besimtarët që të njihen me udhëheqësit e tyre dhe të dëgjojnë këshilla dhe ligjërata lidhur me qëndrimin në vendet e shenjta.

Myftiu Zendeli përmendi se nga rajoni i Gostivarit në haxh këtë vit do të shkojnë 451 haxhilerëve, të cilët do të shoqërohen nga persona fetarë dhe një ekip mjekësor me tre mjekë. Besimtari më i vjetër që do të shkojë në haxh 2023 ka 80 vjet, ndërsa më i riu 26.

Përveç këshillave dhe bekimit, besimtarët sot morën edhe paketat në të cilat ndodhet me veshjen tradicionale të ihramit.

Grupi i parë dhe i dytë do të nisen më 16 dhe 17 qershor me nga 180 besimtarë, ndërsa grupi i fundit me 85 do të niset më 18 qershor.

BFI organizoi rrugën, akomodimin dhe ushqimin gjatë qëndrimit 28 ditor.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori