Përfundon xhiro e 29-të në Albi Mall Superligë: Drita marshon drejt titullit, Ballkani vazhdon ndjekjen - Ferizaj më e qetë se skuadrat e tjera

Ka përfunduar xhiro e 29-të në elitën e futbollit kosovar, xhiro e cila u zhvillua në mesjavë.
Drita është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0.
Fitore ka shënuar edhe ndjekësi më i afërt i bardhekaltërve Ballkani, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0.
Ferizaj vazhdon me fitore në shtëpi, teksa mposhti Malishevën 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat edhe Llapi triumfoi ndaj Feronikelit '74.
Ndeshja e vetme që përfundoi baras këtë xhiro ishte ajo mes Dukagjinit dhe Suharekës 1-1.
Drita ndodhet në krye të tabelës kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro me 63 pikë, 10 më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.
Malisheva është e treta me 47 pikë, ndërsa Ferizaj në pozitën e katërt me 41 sosh.
Prishtina dhe Gjilani ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë me nga 38 pikë, derisa e shtata është Llapi me 36 sa ka edhe Dukagjini në vendin e tetë.
Dy pozitat e fundit i takojnë Suharekës me 33 pikë dhe Feronikelit '74 që tanimë ka rënë nga Superliga me 14 pikë. /Telegrafi/





















































