LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, dakordohen për reformat në fushën e ekonomisë

Përfundon takimi i grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, dakordohen për reformat në fushën e ekonomisë

Ka përfunduar takimi i tretë i grupeve punuese të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas përfundimit të takimit, i cili është zhvilluar në selinë kryesore të LDK-së, Glauk Konjufca, ka thënë se kanë biseduar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK-në.

“Ky takim ka qenë vetëm për ekonominë dhe masat që duhet t’i marrim në zhvillimin ekonomik. Për tri orë kemi pasur diskutime mjaft intensive vetëm për këtë fushë. Janë ngritur mbi 40 tema, ku është folur për 40 çështje të ekonomisë. Mbi 90 për qind të tyre jemi pajtuar se çfarë reforma do të duhej të merrte qeveria e ardhëshme. Për 10 për qind që nuk kemi gjetur dakordime do t’oi kurorzojmë në takimet e ardhëshme”, ka thënë Konjufca, përcjell Telegrafi.


LVV-LDK, pajtohen për formatin qeverisës me 12 ministri
Lexo po ashtu LVV-LDK, pajtohen për formatin qeverisës me 12 ministri

Ai ka thënë që duan të dakordohen që më vonë të mos kenë mospajtime.

“Edhe ato 10 për qind do të zgjidhen, nuk janë temat më të rëndësishme. Ne duam të dakordohemi që të mos jetë asgjë e pasqaruar. Në qeverinë e ardhëshme duam që diskutimet të jenë më të thella që në mënyrë kur të filloj funksionimi i qeverisë të mos na dalin mospajtime gjatë rrugës. Nuk është folur asgjë për minsitritë, vetëm për ekonominë, reformat, masat konkrete. Ka qenë përballje e programit të nivelit ekonomik të LVV-së me atë të LDK-së”, ka thënë ai, duke shtuar që do të dakordohennga dy propragmet me të cilat i kanë fituar zgjedhjet.

“Diskutimet do të vazhdojnë edhe për çështje tjera si drejtësi, çështje sociale, arsim, dhe shëndetësi. Për katër takime të ardhëshme jemi pajtuar, nëse na duhen më shumë do të dakordohemi prapë. Por për katër takime jemi dakorduar që mund të vijmë në një pajtim për qeverinë e ardhëshme”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe në të njëjtën kohë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka takuar dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

LDK deklarohet për takimin e ambasadorit Kosnett me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin
Lexo po ashtu LDK deklarohet për takimin e ambasadorit Kosnett me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin

Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se, Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së, në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori