LAJMI I FUNDIT:

LVV-LDK, pajtohen për formatin qeverisës me 12 ministri

LVV-LDK, pajtohen për formatin qeverisës me 12 ministri

Ka përfunduar takimi i grupeve të LVV-së dhe LDK-së.

Pas takimit Lumir Abdixhiku nga LDK ka thënë se kanë biseduar për formatin e qeverisë së ardhshme.


“Takimi i dytë u zhvillua në frymë pozitive në përafrim të qëndrimeve mes dy subjekteve politike. Ne sot dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme dhe kjo agjendë synon të orientohet drejt temave të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, të arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit dhe politikës së jashtme. Në veçanti sot kemi diskutuar për formatin e qeverisë së ardhshme, për të 12 ministritë se si do të duken ato. Dhe se si do të fuzionohen në ditët e para të qeverisë. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën në orën 15:00 në zyret e LDK-së dhe çdo tre ditë pas çdo takimi do të ketë takime vijuese ndërmjet dy subjekteve politike”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Abdixhiku ka theksuar se kanë diskutuar për 12 ministritë që do të jenë pa qeverisjes së re.

“Shkrirjen e agjencioneve nuk e kemi diskutuar ende, por kemi folur që një pjesë e agjencioneve do të futen brenda ministrive. Ndërsa për bashkim të ministrive shembull kemi diskutuar që Ministria e Punëve të jashtme, e Diasporës dhe Integrimeve të fuzionohen në Ministri të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane. Pastaj Ministritë e zhvillimit ekonomik i kemi propozuar në disa kategori që si skenar do t’iu prezantohen liderëve politik”, ka theksuar ai duke shtuar se me rëndësi do të punohet në 12 ministri me nga dy zv.ministra për secilën.

I pyetur nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, ai ka thënë se nuk pranojnë kushtëzime nga askush.

“Nuk kemi biseduar për këtë. Padyshim që ne do ta zbatojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës por nuk pranojmë kushtëzime nga askush./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori