LAJMI I FUNDIT:

Përfundon me sukses të jashtëzakonshëm për Comoditën panairi “Heimtextil” në Gjermani

Përfundon me sukses të jashtëzakonshëm për Comoditën panairi “Heimtextil” në Gjermani

Ka përfunduar njëri nga panairet më të njohura në Evropë, i njohur si “Heimtextil”, ku si ekspozues ka qenë edhe fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita.

Në këtë panairin që u organizua në Frankfurt të Gjermanisë janë prezantuar mbi 23 mijë ekspozues, teksa kanë qenë mbi 63 vende që kanë ekspozuar produktet e shtëpisë.


Ndërsa, industria e tekstilit është takuar për të lansuar modelet e fundit të vitit 2022 dhe këtë vit fabrika Comodita ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Comodita, stenda më e vizituar nga bizneset në panairin “Heimtextil” në Frankfurt të Gjermanisë
Lexo po ashtu Comodita, stenda më e vizituar nga bizneset në panairin “Heimtextil” në Frankfurt të Gjermanisë

Qëllimi i këtij panairi është që t’i mbledhë bizneset që të takohen së bashku me qëllim të zgjerimit të tregut.

Panairi “Heimtextil” ishte hapur për vizitorët nga datat 21-24 qershor